Gallagher, urren Anglinë

Pjesëtari i gupi “Oasis”, Noel Gallagher, e urren vendlindjen e tij Anglinë. Ai pëlqen më shumë të mbajë koncerte rreth botës, pasi e vetmja gjë që i pëlqen në Angli është çaji.
Rokeri ka deklaruar se nuk i ka pëlqyer kurrë rikthimi në shtëpi pas turneve jashtë vendit, pasi, sipas tij nuk kishte asgjë të mirë.
“ Të jëm i sinqertë, Anglia është pleh. Njerëzit në përgjithësi kanë këtë botëkuptim romantik për Anglinë, por Londra nuk është gjë tjetër vecse pleh. Çdo ditë ndodhin krime, është plot me turistë shk... Trafik, ndotje”, ka thënë Noel.
“Nuk e di as pse jetoj këtu. Kur jam larg saj e vetmja gjë që më mungon është të pi një gotë çaji të mirë. Kjo është e gjitha, përveç kësaj asgjë nuk më tërheq”, ka përfunduar Gallagher.