E Shtunë, 31 Tetor 2026

Travis: Jam gjallë nga një mrekulli

Në 20 shtator avioni ku po udhëtonte ra gjatë fluturimit. Sot, një muaj më vonë, ish bateristi i grupit “Blink 182”, Travis Barker, kujton atë ditë tragjike dhe është i kënaqur vetëm për një gjë, që është gjallë.

"Frika ime më e madhe gjithmonë ka qënë të përfshihesha në një zjarr, pra mund të them vetëm që jam shumë i lumtur që jam akoma këtu ", tha bateristi. 

Gjendja shëndetësore e Barker vjen dhe po përmirësohet edhe pse djegiet e shkatuara nga flakët ishin të thella dhe të shpërndara në të gjithë trupin.
"Kam akoma djegie të shkallës së tretë në dorë po ashtu dhe një në shkallën e dytë në dorë tjetër. Po bëj të pamundurën për tu përmirësuar sa më shpejt por… edhe kjo do kohën e vet. Ajo që dua më shumë në këto momente është të kthehem të luaj në bateri dhe të rri me fëmijët e mi ".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›