E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nobel 2008” fitohet nga shkrimtari Francez Jean-Marie Gustave Le Clezio

68 vjeçari është nderuar kështu nga Akademia e Çmimit Nobel në Stokholm për stilin e tij në të shkruar, si autor i nisjeve të reja, i aventurave poetike dhe ekstazisë sensitive 

STOKHOLM - Shkrimtari Francez Jean-Marie Gustave Le Clezio është fituesi i çmimit “Nobel 2008” për letërsinë. 68 vjeçari është nderuar kështu nga Akademia e Çmimit Nobel në Stokholm për stilin e tij në të shkruar, si autor i nisjeve të reja, i aventurave poetike dhe ekstazisë sensitive. Çmimi prej 1.4 milion dollarësh i jepet një shkrimtari francez për hërë të parë që nga viti 1985. I lindur me 13 prill 1940 në Nis, Le Klezio është një nga autorët më të njohur në Francë dhe në mbarë botën. Ai është vlerësuar edhe në vitin 1963 me çmimin Renadout. Disa prej veprave më të njohura të tij janë, “Proces Verbal”, “La Fievre”, “L’ekstaze materiel”, “Terra amata”, “La Guerre”, etj. Nga viti 1963 deri në vitin 1975, Le Klezio iu përkushtua zbulimeve dhe eksperimenteve në të shkruar. Vitin e kaluar çmimin Nobel për letërsi e mori britanikja Doris Lesing.
(a.s/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›