E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Po drekoja kur ndodhi shperthimi"

Momenti i shperthimit i ka gjetur shume prej punetoreve ne pushim dreke. Nje prej tyre ka qene edhe Thelleza Qoka, 35 vjece, e punesuar ne repart per derdhjen e barutit. Ajo tregon se po hante dreken afer repartit kur ndodhi ngjarja.
Sa kohe keni qe punoni ne firmen e cila merret me asgjesimin e predhave?
Une kam punuar prej 3 muajsh ne ate firme dhe punoja aktualisht, per te mbajtur familjen. Ishin punesuar aty qe me pare dhe punoja se bashku me persona te tjere.
Po sot a kishit dale ne pune?
Edhe sot isha ne pune dhe arrita t'u shpetoja flakeve. Une punoja ne sektorin e derdhjes se barutit dhe ne momentin qe shperthyen flaket, une isha prane deres se repartit per te ngrene buke dhe pata mundesi te ikja me vrap.
Po me pas cfare bete?
Mbaj mend qe vrapova per te shpetuar dhe shperthimi i nje predhe me plagosi ne fytyre.
Sa veta ishit brenda ne momentin qe ndodhi shperthimi?
Ne ishin rreth 150 vete brenda ne fabrike civile dhe rreth 15 specialiste shqiptare dhe amerikane.
Po familjen ku e keni, sa femije keni?
Une kam tre femije, te cilet nuk di ku jane nuk kam asnje lidhje me ta. Shtepia e pare me afer repartit eshte shembur e gjitha dhe nuk dihet nese ka pasur njerez brenda. Ka qene ora rreth 12:00 e drekes, kur ra flaka dhe kam vrapuar drejt malit, ku shkonin gjithe te mbijetuarit. Ne repart cmontonim predha dhe specialistet rrinin cdo dite me ne dhe ishin dhe sot.
A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›