Basescu: Respektojmë të drejtën ndërkombëtare
Presidenti rumun, Traian Basescu, në vizitën e parë të tij zyrtare në Tiranë, ka deklaruar se vendimi për mosnjohjen e Kosovës nga Rumania, nuk vjen nga mosrespektimi për kosovarët, por është respekti “që ka ky shtet për të drejtën ndërkombëtare”.
“Vendimi për mosnjohjen e Kosovës, nuk vjen nga mosrespektimi për kosovarët, por është respekti që kemi për të drejtën ndërkombëtare. Nëse doni të shikoni efektin Kosovë, shikoni efektin Gjeorgji. Dhe këtë e kemi parashtruar për mosnjohjen e Kosovës. Respektimi i së drejtës ndërkombëtare për ne është me rëndësi”, tha presidenti Basescu, gjatë një konference për shtyp me presidentin shqiptar, Bamir Topi.
Edhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi përsëriti se Kosova është njohur nga vendet e rajonit me përjashtim të Serbisë që nga shpallja e pavarësisë dhe ka bërë hapa të mëdhenj përpara drejt krijimit të një shteti multietnik.
Gjatë takimit, dy presidentët kanë diskutuar për një sërë çështjesh, që nga marrëdhëniet ekonomike, e deri te çështjet politike në rajon.