E Diel, 1 Nëntor 2026

Malazezët me parti

Komuniteti malazez që jeton në Kosovë, ka formuar të martën Partinë Liberale Malazeze. Kjo parti do të ketë synim avancimin dhe promovimin e të drejtave të pjesëtarëve të këtij komuniteti në hapësirat e Kosovës dhe të sigurojë kthimin e personave të zhvendosur.

“Prioritet i Partisë Liberale Malazeze është barazimi i komunitetit malazez me komunitetet e tjera në Kosovë dhe përfshirja e tyre në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga PLM’ja.

Po ashtu, kjo parti njofton se është emëruar Snezhana Karaxhic si përfaqësuese e komunitetit malazez në Këshillin Konsultativ për Komunitete në Zyrën e Presidentit të Kosovës, në vend të përfaqësuesit të gjertanishëm, Slobodan Vuçetic.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›