Basescu takim me Barroson ne Bruksel

Edhe pse me një situatë tepër të tensionuar politike në vend, në vizitën e tij të parë jashtë vendit pasi i mbijetoi referendumit për largimin e tij nga detyra, presidenti rumun, Traian Basescu është takuar me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso në Bruksel. Gjykata Kushtetuese në vend vendosi në muajin gusht, që ta rikthente Basescun në postin e presidentit. E majta, e kryesuar nga kryeministri Victor Ponta prej kohësh ka dashur ta largojë nga detyra me akuzën se përzihet në punët e qeverisë. Por çështja kanë ngjallur reagimin e Brukselit dhe Ëashingtonit. Dy ditë më parë, PE diskutoi mbi situatën politike në vend.
Nga ana e tij, Barroso u shpreh i kënaqur që Komisioni ka dhënë kontributin e tij në zgjidhjen e krizës. "Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet anëtare të respektojnë institucionet e shtetit dhe vlerat demokratike të një shoqërie të lirë. Ja pse dua të them që jam i kënaqur dhe krenar për rolin që BE dhe KE kanë luajtur në zgjidhjen e problemeve në Rumani",-tha Barroso.