E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen protestat anti-amerikane ne Lindjen e Mesme

Shtohen gjithnjë e më shumë protestat anti-amerikane në botën myslimane.
Protestues të zemëruar nga filmi “Pafajësia e myslimaneve” që sipas tyre ofendon profetin Muhamed kanë sulmuar ambasadat gjermane dhe britanike në kryeqytetin sudanez në Khartum. Demostruesit i kanë vënë flakën flamurit gjerman dhe kanë ngritur parrulla islamike në vend të tij.
Në kryeqytetin libanez, Tripoli, një person ka humbur jetën ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën një restoranti fast-food. Më pas me dhjetëra protestues janë përleshur me forcat e sigurisë. Sulmet kanë ndodhur në të njëjten orë, kur Papa Benedikti i 16 viziton Beirutin në një vizitë historike në Liban.
Ndërkohë 5 persona janë plagosur në Kairo, kanë bërë me dije mediat shtetërore. Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të larguar rreth 500 protestues nga ambasada amerikane. Presidenti egjiptian Muhamed Mursi u ka bërë thirrje protestuesve të qëndrojne të qetë.
Protestat kanë vazhduar të dhunshme edhe në kryeqytetin e Jemenit në Sanaa.
Vala e dhunës ndaj përfaqësive diplomatike perëndimore, kryesisht në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikën Veriore shpërtheu pas publikimit në internet të filmi “Pafajësia e Myslimanvë”, që vë në lojë profetin Muhamed dhe është i sponsorizuar nga një i krishterë ekstremist kopt egjiptian me regji të Sam Bacile.
Shtetet e Bashkuara kanë forcuar sigurinë në zyrat diplomatike në mbarë botën, ndërsa autoritetet përgatiten për më shumë demonstrata të dhunshme në Lindjen e Mesme kundër një filmi anti-islamik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›