NATO, diskutime për reduktimin e ushtarëve të KFOR

Ministrat e Mbrojtjes së NATO s diskutojnë për mundësinë që deri në fund të vitit numri i ushtarëve të KFOR-it të reduktohet në 5.000. Kreu i EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon gjatë vizitës në Bruksel ka shmangur deklaratat mbi pasojat e një vendimi të tillë për sigurinë e përgjithshme në Kosovë.
Ndërsa sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut Verior, Anders Fog Rasmussen, është shprehur se bëhet fjalë për planin e shndërrimit të KFOR-it në një forcë më të vogël lëvizëse të zmbrapsjes në Kosovë. Ndaj, sipas Rasmusenit, zhvillimet në Kosovë mbeten inkurajuese. Në fund të janarit NATO, nga rreth 15.000, ka reduktuar prezencën e saj në rreth 10.000 ushtarë në përbërje të KFOR-it.
Alsat < I mëparshmi