E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: 500 mijë € për trashëgiminë kulturore të Tiranës

Duke folur mbi vlerat kulturore e muzeale të qytetit të Tiranës, Basha u shpreh se nga viti i ardhshëm, Bashkia do të kontribuojë me një fond prej 500 mijë eurosh për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të kryeqytetit. Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës do të hartojë një program rehabilitimi me financime, jo vetëm për t’i ruajtur, por edhe për t’i bërë këto vlera pjesë të Tiranës turistike.

 “Jetojmë në një qytet, i cili është vendosur mbi vendbanime të lashta të popullsisë, jetojmë në një qytet i cili ka brenda vijës së verdhë, shumë e shumë rrënoja të tjera, disa të zbuluara, disa në zbulim e sipër, por shumë pak prej tyre të ditura. Jam i sigurt që me përjashtim të banorëve të kësaj lagjeje, shumë pak e dinë vendndodhjen e këtij Mozaiku, kësaj perle të rrallë të trashëgimisë kulturore të Tiranës”, theksoi Basha.

Sipas tij, bashkia do të hartojë një program rehabilitimi me financime, jo vetëm për t’i ruajtur, konservuar dhe nxjerrë në pah këto vlera, por për t’i bërë këto vlera pjesë të Tiranës turistike, ku nuk do të kemi vetëm mozaikë, por do të kemi edhe aktivitete të shumëllojshme artistike. /Start/

                                                                                             2011-09-29 16:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›