E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malazezët në Shqipëri pjesë e censusit

"U njohëm me prononcimin e katër shoqatave të pakicave, që mbështesin braktisjen e censusit. Shoqata jonë nuk ka asnjë prononcim për këtë ultimatum", thuhet në një deklaratë për shtyp të kryesisë së Shoqatës "Alba-Montenegro" me bazë në qytetin e Shkodrës.

E nënshkruar nga kryetari i saj, Burhan Çuliq, deklarata  thekson se "jemi shumë të indinjuar që një shoqatë, e cila nuk ka fare lidhje me pakicat e Malit të Zi, nën termin serbo-malazez, jep verdiktin në një kohë që pakica malazeze nuk e njeh si përfaqësuesin e saj. Veç të tjerash, qeveria e Malit të Zi, nuk e njeh shoqatën "Moraça-Rozafa", si përfaqësuese të pakicave malazeze në Shqipëri". 

"Jemi shumë të indinjuar nga qëndrimi i kësaj shoqate, e cila në vetvete ka për qëllim frenimin e deklarimit vullnetar, që do të bëhet për këtë qëllim. Po kështu, jemi të indinjuar nga riciklimi që i bëhet shoqatës "Moraça-Rozafa", që nuk ka fare lidhje me pakicat malazeze, mbasi Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtete të ndryshme", përfundon deklarata e firmosur nga kryetari i Shoqatës "Alba-Montenegro", Burhan Çuliq. /Start/

                                                                                             2011-09-29 17:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›