Makinisti vidhnin nafte arrestohen 7 punonjes te hekurudhes

Shtate makiniste kane rene ne burg per shkak se u eshte zbuluar vjedhja e karburantit te cilin me pas e tregtonin ne pikat e shitjes. Seksioni kunder Korrupsionit ne bashkepunim te ngushte edhe me task-forcen prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres finalizuan me sukses operacionin e koduar Makinisti. Ky operacion ishte projektuar ne drejtim te goditjes se fenomenit te shperdorimit te detyres ne ndermarrjet shteterore. Objekt i tij ka qene dokumentimi i vjedhjes dhe tregtimit te karburantit nga punonjesit e Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres. Keshtu ne vijim te nje hetimi disamujor u be i mundur dokumentimi i ketij aktiviteti te paligjshem si dhe ekzekutimi i 7 vendimeve te Gjykates se Rrethit Durres per caktimin e mases se sigurimit Arrest ne burg per shtate makinistet. Ne baze te hetimit te kryer nga struktura antikorrupsion Durres rezulton se ne bashkepunim me njeri-tjetrin pergjate nje periudhe relativisht te gjate kohore dyshohet te kene pervetesuar sasi te ndryshme karburanti nga ajo e destinuar per trenat e udhetareve e te mallrave te cilen me pas dyshohet tia kene shitur shtetasit Gezim Corbaxhiu dhe djalit te tij. Keta te fundit kane bere tregtimin ne pika te ndryshme shitjeje ne Durres te karburantit te vjedhur. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan edhe sende te cilat jane perdorur ne funksion te ushtrimit te ketij aktiviteti si 2 autovetura 7 telefona celulare si dhe nje shume e konsiderueshme parash. Vepra penale per te cilen akuzohen keta persona eshte ajo e vjedhjes me ane te shperdorimit te detyres e kryer ne bashkepunim. Antikrimi po punon ne drejtim te identifikimit te personave te tjere te implikuar ne kete aktivitet si dhe dokumentimit te plote te ceshtjes.
1-Bujar Kapaj 53 vjec banues ne Durres makinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
2-Bajram Musici 51 vjec banues ne Shkoder makinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
3-Fatmir Balla 51 vjec banues ne Durres makinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
4-Fejzulla Gjylbegaj 51 vjec banues ne Shkoder makinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
5-Shpetim Rexhepi 50 vjec banues ne Durres makinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
6-Gezim Corbaxhiu 57 vjec banues ne Durres makinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
7-Rrezart Gezim Corbaxhiu 21 vjec banues ne Durres i papune.