Dhunuan te riun procedohen penalisht dy persona
Tirane
Komisariati i Policise Nr.6 Tirane filloi procedimin penal ne gjendje te lire per dy shtetas te dyshuar per konsumim te vepres penale te Kanosjes si dhe Demtime te tjera me dashje. Sipas policise Perparim Nezaj 38 vjec dhe Taulant Braha 23 vjec banues ne Tirane akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin mesditen e se martes ne Unaze te Re ne Tirane dyshohet se kane rrahur dhe kanosur per motive te dobeta 27-vjecarin Arben Sevdari. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te veprave penale te Kanosjes si dhe Demtime te tjera me dashje vepra penale te parashikuara nga nenet 90 dhe 84 te Kodit Penal.