Basha: Akuza absurde
Tiranë (start)-Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, ka hedhur sot poshtë të gjitha akuzat që janë ngritur në drejtim të tij, duke i konsideruar si akuza politika të formuluara në zyrat e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Basha tha se Prokuroria ka ngritur akuza ndaj meje, për shkelje të barazisë së tendarave në përzgjedhjen e konsulentëve të firmave për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.
“Përzgjedhja e konsulentit nuk është bërë me tender. Si mund të shpërdorohet detyra kur vetë Këshilli i Ministrave ka marrë vendime të njëpasnjëshme”-theksoi Basha në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.
Basha tha se është kthyer prokuroria politike, e cila formulon akuza të pabaza. Gjithsesi, Basha, duke e konsideruar si skenar politikë, u shpreh nuk se nuk ishte i impresionuar nga akuzat të ngritura në drejtim të tij.
“Është rikthyer prokuroria politike. Kjo është e qartë te partnerët ndërkombëtarë. Ështe e qartë se cfarë akuzash ngrenë kundrejt një deputeti, një ministri të Jashtëm dhe një ish- ministri të Transporteve”-deklaroi Basha.