Shembet muzeu, vdesin katër punëtorë
Moskë - Katër persona kanë humbur jetën pas shembjes së një godine historike në rrugën Arbat të Moskës. Punëtorët kanë qenë në skelë duke punuar për rikonstruktimin e godinës në fjalë. Ndërkohë, ndaj firmës e cila ka fituar tenderin për rikonstruktimin e godinës gjashtë katëshe, është hapur një proces gjyqësor pasi nuk ka krijuar kushtet e nevojshme teknike për sigurinë e punëtorëve.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar të parët policinë dhe zjarrfikësat të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Pas disa orë kërkimesh, ekipet e ndihmës së parë arritën të nxjerrin katër trupat e pajetë të viktimave.