E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Akuzat ndaj Kulicit presion ndaj policise

Akuzat qe i behen zv. drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicit ministri i Brendshem i ka cilesuar si presione ndaj organeve te Policise se Shtetit te cilat jane te papranueshme. Ministri Basha i ka bere ftese kujtdo qe pretendon se ka fakte qe implikojne kedo ne Ministrine e Brendshme apo ne Policise e Shtetit te mos vonoje dhe ti paraqese ato ne prokurori apo organet e Policise se Shtetit ne rast te kundert nuk duhet te akuzojne askend per asnje fakt te dhene. Ashtu sic Policia e Shtetit ka pergenjeshtruar pak dite me pare akuzat e ngritura nga PS-ja te pabazuara ne asnje prove per korrupsion nga ana e z. Kulici edhe ministri Lulzim Basha sqaroi Policia e Shtetit ka hetuar dhe do te vazhdoje te hetoje ne bashkepunim me prokurorine te gjitha rastet e kontrabandes dhe keto raste te kontrabandes te evidentuara jane te depozituara prane prokurorive te rretheve perkatese. Z. Basha e siguron Partine Socialiste se strukturat e policise do te zbatojne ligjin dhe do te godasin pa pike meshire krimin e organizuar dhe korrupsionin pavaresisht nga perkrahja e fshehte apo e drejtperdrejte qe mund ti jepet nga politikane me apo pa imunitet. Cdo pretendim i ngritur ne adrese te Policise se Shtetit ne menyre automatike sipas urdhrave te brendshem ndiqet nga Sherbimet e Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme - eshte shprehur ministri Basha per mediat. Puna e forcave policore per goditjen e krimit te organizuar dhe korrupsionit ka marre vleresime pozitive nga vendet evropiane dhe u permbushen tri kriteret shtese per liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›