Topi ne Kine per ekspoziten Ekspo Shangai 2010

Presidenti Bamir Topi i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi u nis dje drejt Kines per te vizituar ekspoziten Ekspo Shangai 2010. Ne kuader te kesaj ekspozite kryetari i shtetit do te marre pjese ne ceremonine zyrtare te Dites se Kines ne Ekspo Shangai 2010 me pas do te vizitoje pavijonin shqiptar ne kete ekspozite si dhe do te jete i pranishem ne darken zyrtare dhene nga Komiteti Organizativ i Ekspo Shangai 2010. Ne axhenden e Presidentit Topi parashikohet nje vizite ne kompanine prestigjioze kineze HUAWEI Shanghai nderkohe qe pritet edhe nenshkrimi i nje marreveshjeje bashkepunimi mes kesaj kompanie dhe kompanive shqiptare. Gjate qendrimit ne Kine Presidenti i Republikes do te pritet nga Kryetari i Komitetit te Perhershem te Asamblese Popullore te Republikes se Kines Wu Bangguo qe perben nje moment te rendesishem te kesaj vizite. Ekspozita Ekspo Shangai 2010 eshte nder me te medhate ne traditen e ekspozitave dhe panaireve nderkombetare. Ne te marrin pjese me shume se 190 vende te botes perfshi ketu edhe Shqiperine dhe me shume se 50 organizata nderkombetare.