Basha Kartat fletehyrja per ne Shengen

Kartat Basha I pajisem 2 milione e 360 mije qytetare. Turp per opoziten qe kerkon te pengoje procesin.
Dokumentet e identitetit jane nje nga kater shtyllat me te rendesishme te cilat cuan ne vendimin e Komisionit Evropian per te propozuar heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Ky pohim eshte bere dje nga kreu i Ministrise se Brendshme Lulzim Basha gjate diskutimeve ne Komisionin e Ligjeve te disa ndryshimeve ne ligjin per dokumentet e identitetit. Basha hodhi poshte akuzat e socialisteve per falsifikime apo korrupsion me kartat e identitetit duke shprehur keqardhje per akuzat e tyre. Sipas tij turpi mbetet ne deren e socialisteve te cilet jo vetem nuk kontribuuan por bene gjithcka per te vonuar kete proces.
Sot jane 2 milione e 360 mije qytetare te pajisur me karta identiteti dhe rastet me probleme jane te paperfillshme. Lidhur me sigurine e te dhenave personale dhe menyren se si ruhen ato Basha siguroi se kjo behet ne perputhje te plote me ligjin. Ju siguroj se per momentin te dhenat biometrike jo vetem qe mblidhen ne baze te ligjit por edhe aksesi ne to ne menyre strikte dhe rigoroze eshte sipas ketij ligji dhe ligjeve te tjera te vendit - u shpreh ministri.
Ministri i kunderpergjigjet opozites
Dokumentet e identitetit jane nje nga 4 shtyllat me te rendesishme te vendimit te KE-se per te propozuar heqjen e vizave per qytetaret shqiptare dhe ju siguroj se ajo qe ka ndodhur deri tani me kartat e identitetit do te vazhdoje te ndodhe edhe ne te ardhmen sic do te vazhdoje edhe ne pikat e tjera per udherrefyesin per liberalizimin e vizave - deklaroi ministri i Brendshem. Ne pergjigje te akuzave te socialisteve per abuzime me kartat e identitetit ai theksoi se tashme autoritetet evropiane jane shprehur se qeveria i ka plotesuar detyrimet e saj dhe natyrisht qe kjo bie ne kontrast te thelle me pretendimet e turpshme te disa perfaqesuesve te opozites ne komision se ky proces eshte i manget korruptiv apo i falsifikuar. Natyrisht qytetaret kane veshe dhe degjojne kane sy dhe shohin qeverine dhe mazhorancen qe e ka mbeshtetur qe ne fillim kete proces dhe palen tjeter qe nuk ka dhene asnje kontribut thelbesor dhe qe nuk ka droje as qe edhe sot diten e shqyrtimit nga Komisioni i Parlamentit Evropian per Sigurine Drejtesine dhe Lirine propozim qe bazohet te pakten ne ne sigurine e ketyre dokumenteve te sulmoje pikerisht sigurine e ketyre dokumenteve - tha ministri. Ai shprehu keqardhje per koleget socialiste qe sipas tij e shohin me neveri dhe sy kritik kete proces dhe kane ndjekur politike destruktive. I siguroj ata se ekzekutivi shqiptar do vazhdoje te kryeje detyrat e tij duke hedhur menjane balten e piste dhe duke i paraprire levizjes se lire. Turpi u mbetet ne dere atyre qe nuk lane gje pa bere per ta vonuar kete ore - theksoi ministri Basha. Lidhur me akuzat e deputetit socialist Saimir Tahiri se ne zgjedhje ka pasur persona me leternjoftime false ministri theksoi se ne zgjedhjet e 28 qershorit nje nga sukseset apo nje nga shtyllat kryesore te suksesit ka qene pajisja e qytetareve me leternjoftimet elektronike. shte po kaq evidente dhe per te ardhur keq qe ne kete proces PS jo vetem nuk dha asnje kontribut thelbesor por ne perputhje te plote edhe me ate qe thoni ju sot zoti Tahiri e anatemoi procesin duke u perpjekur te diskreditonte delegjitimonte dhe te dekurajonte qytetaret shqiptare per tu pajisur me leternjoftime elektronike - tha ai. Por - shtoi Basha - pavaresisht ketij qendrimi aspak konstruktiv eshte po keshtu evidente qe nje numer jashtezakonisht i madh qytetaresh shqiptare aplikuan dhe u pajisen me leternjoftime elektronike sic eshte evidente nga raporte objektive sic eshte raporti i OSBE/ODIHR-it dhe raporte te tjera nderkombetare qe me 28 qershor ishte e pamundur te identifikoje qytetare te cilet ankoheshin se u perjashtuan nga procesi i votimit per shkak te mospajisjes se tyre me nje dokument identifikimi. Ne kete kontekst deshiroj te shtoj se sot nje dite e vecante nje nga stacionet e fundit te procesit te liberalizimit te vizave qe eshte shqyrtimi nga Komisioni i Lirise Sigurise dhe Drejtesise te Parlamentit Evropian te propozimit te KE-se per heqjen e vizave. Them nje dite e vecante se ka te beje shume me leternjoftimet elektronike dhe me pasaportat biometrike. Keto te dyja perbejne thelbin e suksesit te Shqiperise ne permbushjen e bllokut te pare te udherrefyesit per liberalizimin e vizave. E gjej krejtesisht te pavend konstatimin tuaj se ne procesin e pajisjes se qytetareve shqiptare me leternjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike ka korrupsion dhe ka falsifikime - deklaroi kreu i Ministrise se Brendshme.