Basha: "Ali Demit" do t'i rikthej shkelqimin Luljeta Ndoka
Lagja "Ali Demi" ndonese nje nder lagjet me te vjetra e me ne emer te kryeqytetit, eshte kthyer ne nje zone te harruar. Mungesa e investimeve ka bere qe pothuaj te gjithe banoret te vuajne mungesen e infrastruktures se domosdoshme, e ndersa nuk behet fjale per ndonje qender aktivitetesh "luksi". Por, gjate nje bashkebisedimi me banoret e kesaj lagjeje, kandidati per kryebashkiak, Lulzim Basha, ka premtuar se mangesite ne investime, do t'i perkasin te shkuares. Ndersa premtoi edhe rikthimin e kinemase "Ali Demi".
Situata
Lagjja e vjeter e Tiranes, "Ali Demi" ka mbetur krejt e pazhvilluar. Ky eshte problemi kryesor qe kane banoret e kesaj zone te kryeqytetit, gje qe ia bene te ditur dje kandidatit per kryebashkiak ne Tirane, Lulzim Basha. Shtepite jane te vjetra dhe kane nevoje urgjente per nderhyrje. Gjithashtu, pronaret e vjeter kerkojne zhvillimin e pronave te tyre. Lulzim Basha u premtoi banoreve se kjo gje do te ndodhe kur ai te jete ne krye te bashkise, pasi eshte pjese e rendesishme e programit te tij per kryeqytetin. "Jemi pronaret por s'kemi gje. I kemi dokumentet qe ne kohen e turkut. Nuk merret vesh se kush ia ka vene syrin dhe kujt do t'ia jape dhe me thoshin se kush ta ka hipotekuar. Keshtu me thoshte ai sekretari i Rames", tha nje banore gjate takimit me Bashen. Gjithashtu, mungesa e infrastruktures eshte nje shqetesim i vazhdueshem per jeten e banoreve te "Ali Demit". Si ne te gjitha zonat e Tiranes, ka nje rruge kryesore, dhe bashkia nuk ka nderhyre asnjehere ne brendesi te lagjeve.
"Asnjehere nuk kemi pare investime ne lagjen tone. Ketu nje shi bie, behet balte e madhe. Faleminderit qe erdhet dhe qe e pate vete. Ajo qe pate para ishte vetem fasada. Shiko ketej. Per 15 vjet nuk eshte vene dore fare",- u shpreh nje banor.
Taksat
Gjithashtu, taksat e larta jane nje shqetesim per biznesin e vegjel. "Taksa e gjelberimit dhe pastrimit, jane shume te larta dhe ketu para meje eshte mbjelle vetem nje peme dhe nuk shikoj asnje meter gjelberim, vetem pllaka betoni. Vetem vjet taksa e gjelberimit me ka ardhur 150 mije leke",- i tha Bashes nje pronar dyqani ne lagjen "Ali Demi". "Jam shume i bindur qe ju do t'i realizoni premtimet tuaja, vetem i lutem Zotit qe te me jape jete qe te arrij 8 majin",- uroi nje banor qe takoi Bashen.
Lulzim Basha i siguroi banoret se ka ne projektin e tij per Tiranen, zhvillimin dhe rigjenerimin e lagjeve ne brendesi te tyre. "Kisha 21 vjet pa e pare djalin. Ju falenderoj shume qe bete sakrifica se ika pa vize dhe takova cunin. Kisha qe ne 90-en qe nuk e kisha pare",- i tha Bashes nje e moshuar. Nga ana tjeter, papunesia eshte nje tjeter ceshtje qe prek shume "Ali Demin".
Punesimi, 30 mije vende te reja pune ne Tirane
Gjate bashkebisedimit me banoret e lagjes "Ali Demi", Basha i sqaroi se e ka prioritet punesimin dhe si plan te tij ka krijimin e 30 mije vendeve te reja pune ne Tirane. "Patjeter duhet te nise perspektiva e punesimit te rinise, para se te mbarojne shkollat. Ne duhet te nxisim fuqimisht investimet ne Tirane. "Nje pike te vecante informacioni per studentet do te kete ne bashki, e cila do t'i afroje me tregun e punes",- i siguroi banoret kandidati Basha.
Kinemaja
Kjo lagje ka pasur si simbol te saj, kinema "Ali Demin", nje nga me te vjetrat ne Tirane, qe prej vitesh eshte braktisur krejtesisht. Kandidati i "Aleances per qytetaret" per kryebashkiak, Lulzim Basha u premtoi dje banoreve se do ta riktheje kinema "Ali Demin".