E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Thirrje për qetësi në veri


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, është shprehu i shqetësuar për përleshjet dhe për përkeqësimin e situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës. Ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës për përmbajtje dhe qetësi.

“Apeloj për qetësimin e situatës, sepse ruajtja e paqes dhe e dialogut është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve”, tha Tadiç, ndërsa shtoi se forcat ndërkombëtare janë aty për t’i mbrojtur qytetarët duarthatë, e jo të përleshen me ata.

Sipas një njoftimi të presidencës serbe, Tadiç i ka bërë thirrje KFOR-it për përmbajtje maksimale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›