E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia firmos Memorandumin certifikata pronesie per banesat e pahipotekuara

Mijëra qytetarë të Tiranës që jetojnë në banesa të pahipotekuara, do të pajisen së shpejti me certifikatën e pronësisë.

Këtë e bën të mundshme memorandumi i nënshkruar ndërmjet Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha , Ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi, dhe Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi.

Nëpërmjet këtij instrumenti të rëndësishëm ligjor do t`i jepet zgjidhje bllokimit 10-vjeçar të apartamenteve dhe banesave të pahipotekuara duke realizuar kështu edhe një nga premtimet më të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës do të angazhohet në dhënien e lejeve të shfrytëzimit, çka është momenti më i rëndësishëm për pajisjen me certifikatën e pronësisë.

Ndërkohë, memorandumi i nënshkruar është një dokument ligjor që garanton bashkëpunimin me pushtetin qendror, pika tjetër e rëndësishme e procesit të pajisjes me hipoteka duke shënuar nisjen e një ere te re për qeverisjen lokale.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi u shpreh se e drejta e qytetarëve mbi pronësinë, siguria mbi pronësinë që ata zotërojnë, janë të drejta themelore që qeveria duhet t'ua sigurojë qytetarit.

Procesi i hipotekimit të apartamenteve e banesave dhe ndërtesave në Tiranë do të nisë në javën e dytë të nëntorit.

Sipas kryebashkiakut Basha, Bashkia e Tiranës do të kërkojë përgjegjësinë e plotë të atyre që kanë bërë shkelje, duke saktësuar se është ky institucion vendor i kryeqytetit që ka barrën kryesore të hipotekimit të pjesës më të madhe të banesave.

Me këtë memorandum, zgjidhet problemi i hipotekimit të apartamenteve për 80 përqind të qytetarëve të Tiranës me apartamente ende të pahipotekuara.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›