Haxhinasto takon Klinton ftese te vizitoje Tiranen
Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka zhvilluar takime të shumta me homologë të tij. Tema të bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe njohja e Pavarësisë së Kosovës.
Shefi i diplomacisë shqiptare ka pasur një takim të veçantë me Sekretaren amerikane të Shtetit Hilari Klinton, të cilës i përcolli ftesën për të vizituar Shqipërinë. Zonja Klinton, u shpreh se do të vizitojë Tiranën, në mundësinë më të parë.
Zoti Haxhinasto ka pasur një takim edhe me ministrin e Jashtëm grek Stavros Lambrinidis, me të cilin bisedoi mbi tema me interes reciprok, si dhe mbi të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Gjatë qëndrimin në Nju Jork, ministri Haxhinasto takoi edhe homologun maqedonas Nikola Poposki, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimet në rajon. Po ashtu, shefi i diplomacisë shqiptare takoi edhe ministrat e Jashtëm të Rumanisë, atë të Sllovenisë, të Bangladeshit, të Singaporit dhe homologë të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Njohja e shtetit të ri të Kosovës, ishte temë kryesore gjatë këtyre takimeve.