E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonja Liri Berisha takon Zonjen e pare te SHBA-ve Mishel Obama

Zonja Liri Berisha është takuar me zonjën e parë të SHBA-ve Mishel Obama, Ban Soon-Taek dhe Erdogan.

Gjatë kësaj pritje të zhvilluar në kuadër të sesionit të 66 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, zonja Berisha i shprehu zonjës Obama mirënjohjen dhe falënderimin për ndihmën që SHBA u kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Shqipërisë dhe e ftoi zonjën Obama dhe zonjën Ban Soon-Taek për të vizuar Shqipërinë, ftesë e cila u mirëprit nga të dyja zonjat.

Zonja Berisha në bisedat e zhvilluara në këtë pritje mori vlerësime për kontributin në ndihme të fëmijëve në nevojë dhe fëmijëve me autizëm në Shqipëri.

Zonja Berisha shprehu domosdoshmërinë e një bashkëveprimi mbarëbotëror për të nxitur dhe stimuluar kërkimet shkencore për shkaqet e këtij çrregullimi si dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve që vuajnë pasojat e autizmit gjë që gjeti mirëkuptimin e bashkëbisedueseve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›