E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Korce vdes e moshuara

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugorë Korçë- Dersnikë. Sipas informacionit të policisë së qarkullimit në Korçë, viktima është Sofije Merholli 72 vjeçe.

Ajo ishte duke kaluar rrugën kur një automjet me traga të Korçës ka kaluar me shpejtësi duke shkaktuar vdekjen e 72 vjeçares dhe plagosjen e një tjetër kalimtare Ferije Merholli 67 vjeçare.

Policia mundi të arrestojë drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një të moshuare dhe plagosjen e një tjetre. Ai është Andi Meta 21 vjeç banorë zonës pranë vendit të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›