Dhoma e tregtisë dhe industrisë zgjeron bashkëpunimin me homologët e huaj

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës ka zgjeruar bashkëpunimin me homologët e vendeve të ndryshm, jo vetëm të rajonit, por edhe më gjerë. Burime nga ky organizëm thanë se “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë gjatë vitit të kaluar hapi zyrën e saj të përfaqësimit në Kosovë, që më pas u shoqërua dhe me hapjen e përfaqësive të tjera, duke u kulmuar me hapjen e zyrës në Torino”. Kjo nismë, sikurse deklaroi kryetari i Dhomës, Gjokë Uldedaj, në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, zhvilluar ditët e fundit, do të vijojë edhe gjatë vitit 2009 me hapjen e zyrave të tilla në Stamboll, Athinë, Londër, si dhe në vende të tjera ku marrëdhëniet tregtare me vendin tonë zënë një vend të konsiderueshëm. Drejtuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë vlerësojnë Forumet e Biznesit dhe pjesëmarrjen në panaire, duke filluar nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra, Anglia, Izraeli etj, aty ky biznesi shqiptar synon të ketë partneritetet më të mëdha. Ndërkohë, janë nënshkruar disa Memorandume Bashkëpunimi me homologët e rajonit dhe më gjerë, si dhe është intensifikuar më tej praktika e anëtarësimit në intitucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të biznesit në arenën ndërkombëtare si, Eurochamber, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (IÇ), Shoqata e Dhomave të Mesdheut (ASCAME), Këshilli i Biznesit të Vendeve Anëtare të Detit të Zi (BSEC) etj.
...