E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në akset rurale në Kukës

Pas rreshjeve të dëborës të ditëve të fundit situata në qarkun e Kukësit është përmirësuar ndjeshëm, ndërkohë që shqetësim mbetet rihapja e akseve rrugore komunale. Përgjegjësi i zyrës së emergjencave civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema tha sot se "të gjitha akset kombëtare në këtë qark janë të kalueshme, por në një pjesë të tyre drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të qarkullojnë me zinxhirë". Aksi kryesor Morin- Kukës- Qafë Shllak është i kalueshëm pa zinxhirë, ndërsa në akset rrugore Kukës- Krumë, Fierzë- Bajram Curri-Qafë Morinë, Krumë-Qafë Prush e Krumë -Bajram Curri automjetet duhet të qarkullojnë me zinxhirë. Sipas z. Tema vemendja është përqëndruar në aksin rrugor Kukës- Shishtavec, ku po punojnë 3 borëpastruese me synim rihapjen e tij brenda ditës së sotme. Aktualisht në qarkun e Kukësit të izoluara mbeten komunat e Zapodit, Shishtavecit, Grykë Çajës, Kalisit e Arrnit, zona këto ku trashësia e dëborës arrin në rreth 60 centimetra. Ndërkohë, si pasojë e punës intensive mbrëmjen e kaluar është bërë i mundur riparimi i defekteve në rrjetin elektrik që furnizon komunat e Arrnit, Grykë Gajës, Bushtricës e Kalisit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›