E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, klinton thirrje për njësistem demokratik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Egjiptit që të heqin gjendjen e jashtëzakonshme më herët se është planifikuar.

Udhëheqja ushtarake në Kairo ka vazhduar ligjet e regjimit të përmbysur të Husni Mubarakut për gjendjen e jashtëzakonshme deri në vitin 2012. Ato janë në fuqi që prej 30 vitesh.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton tha pas një takimi me homologun e saj egjiptian Mohamed Amr se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë futjen e shpejtë të një sistemi demokratik në Egjipt. Zgjedhjet e para demokratike parlamentare në dekadat e fundit në Egjipt pritet të mbahen me 28 nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›