Basha Bashkia diskriminon banoret e Tiranes

Kandidati i Partise Demokratike per bashkine e Tiranes Lulzim Basha ka akuzuar dje rivalin e tij Rama se nuk po investon njesoj ne te gjitha lagjet e kryeqytetit. Ai ka marre si shembull krahasues zonen e Bllokut dhe ate te Kodres se Priftit. Sipas tij ne te dyja zonat paguhen taksat njelloj por investimet nuk jane te njejta.
Bashkia taksat i mbledh kudo njelloj ndersa sherbimet i ofron vetem ne nje pjese te vogel te qytetit edhe aty nuk i ofron me cilesi. Ne Tiranen qe do te ndertojme se bashku nuk do te kete qytetare te dores pare te dores dyte dores trete do te kete vetem qytetare te Tiranes. Kjo nuk do te reflektohet me fjale por do reflektohet me nje shperndarje te drejte te sherbimeve dhe investimeve- tha Basha.
Me pare kandidati demokrat ka zhvilluar nje takim me shoqaten e ndertuesve ku ka premtuar nje miliarde euro investime ne kater vjet. Jo me vone se maji i vitit 2012 plani urbanistik do te jete i zbatueshem. Qe nga ky moment jo me shume se 30 dite me mbi 80 e procedures me kontakt minimal me autoritetin Bashkiak me procedure automatike ju do te jeni ne gjendje te aplikoni dhe te merrni lejet e ndertimit dhe ti vini ato ne zbatim- tha Basha. Ne kete takim ai ka perseritur per here te trete se do te ndertoje tramvajin Kinostudio-Kombinat.