E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol kandidatit te PS-se per minibashkine 7

TIRAN- Dhuna kercenimet dhe atentatet qe po shoqerojne pothuajse cdo dite fushaten elektorale kane mberritur deri ne zemer te Tiranes. Nje sasi eksplozivi eshte vendosur ne deren e shtepise se kandidatit te Partise Socialiste per minibashkine numer shtate Erjon Koka.

Fatmiresisht eksplozivi ka shkaktuar vetem deme materiale.
Burime te policise se kryeqytetit thane se kane disa persona te dyshuar si autore te mundshem te ngjarjes dhe tashme po presin zbardhjen e kamerave te sigurise se nje vile private per te nisur veprime konkrete ndaj personave te dyshuar nga ana e saj. Ne lidhje me versionin e ngjarjes zyrtarisht policia nuk dha ndonje koment por burime nga grupi hetimor pohuan se po shqyrtojne pisten politike.

Vete kandidati te cili i eshte vendosur eksplozivi ka pohuar se motivi i atentatit eshte politik. Koka tha dje per Shekullin se nuk ka pasur asnje konflikt apo perplasje me persona te tjere me pare. Me pare ai ka punuar ne Inspektoriatin Urbanistik te Ndertimit te Bashkise se Tiranes.

Z. Koka me se e lidhni ngjarjen e mbremshme te ndodhur ne apartamentin ku ju banonin bashke me familjen tuaj
Une mund ta lidh me vetem nje problem ate qe lidhet me zgjedhjet vendore te dates 8 maj ku une jam kandidat i Aleances per te Ardhmen. Mund tju them qe gjate gjithe punes time nuk kam pasur asnje konflikt dhe asnje perplasje. Po keshtu edhe ne jeten time private ju siguroj qe nuk kam pasur probleme.

A keni marre ndonje kercenim gjate kesaj kohe nepermjet telefonit apo kercenim te ndonje natyre tjeter ne lidhje me fushaten
Jo nuk kam pasur asnje kercenim dhe ansje problem. Te jem i sinqerte kam pasur nje fushate te qete dhe per me teper mund te them qe gjate kesaj kohe kemi pasur edhe kontakte dhe vizita ne vende te njohura si zona te zoteruara nga Partia Demokratike si ne rrugen e Durresit prane Pallateve Haeai ne fushen e aviacionit dhe ne adresa te tjera. Ne tre gjithe keto takime kemi pasur mbeshtetje te konsiderueshme dhe mund tju them se ne te gjtihe rastet njerezit qe kemi takuar kane qene te njohur si mbeshtetes te te djathtes por qe kane mbetur te pakenaqur nga qeverisja.

Po gjate fushates a keni pasur ndonje perplasje apo ndonje moment qe mund ta konsideronit si incident
Jo ne asnje moment. Ne te gjithe takimet qe kemi pasur ato kane vijuar normalisht dhe njerezit qe kemi
takuar na kane mbeshtetur.

Si ndodhi ngjarja e mbremshme
Une dje ne fakt kam pasur nje seri te madhe takimesh qe kane vijuar edhe keto ne bastione te njohura te PD-se dhe kane qene normale. Takimin e fundit e kam pasur ne mbremje dhe jam kthyer ne shtepi. U ula per te marre nje material ne kompjuter dhe pasi mbarova kete pune rashe te flija. Ora ishte mbase 1230 e nates. Jo shume kohe pasu rashe per te fjetur degjuam nje shperthim qe dukej se ishte afer nesh dhe se ishte i forte. Menjehere u ngritem dhe vume re se dera ishte e shqyer dhe se nje pjese e suvase prane deres kishte rene ne dysheme ndersa ne shtepi u krijua nje shtellunge pluhuri.

Hapem dritaret te gjithe shtepise qe te pastrohej dhe te ajrosej. Pashe qe ne dere vec suvase qe kishte rene ne pllaken ne prag te deres ishte krijuar nje grope e vogel ku duhet te kete qene vendosur lenda plasese. Njoftuam policine dhe me pas ata erdhen. Nga sa na thane duhet te kete qene nje sasi tritoli masen e se ciles nuk e di. Ne familje u shkaktua nje situate paniku dhe terrori por per fat te mire nuk pati deme ne njerez vec demeve materiale.

A keni dyshime konkrete mbi ndonje person
Ju thashe edhe me pare une nuk kam pasur asnje konflikt apo perplasje. I vetmi version ku une mund te hedh dyshimet e mia eshte angazhimi im ne fushate dhe fakti se njerezit ne pergjithesi me kane mbeshtetur.

A keni pasur ndonje debat me kadidatin tuaj rival
Di qe kandidati kundershtar eshte nje ish- futbollist Krenar Alimehmeti. Por pavaresisht kesaj une nuk kam marre me faktin se kush eshte kundershtari e kam bazuar fushaten time vetem mbi punen time dhe mbi ate cka perfaqesoj une.

Deputeti socialist Basha dhe Idrizi leje per te vrare

Deputeti socialist Erjon Brace e ka komentuar ngjarjen e djeshme duke thene Tritol ne shtepine e kandidatit socialist te njesise numer 7y ne Tirane Erion Koka. Shperthimi ka ndodhur sot ne oren dy te mengjesit ne katin e katert te nje pallati Per fat te mire te gjithe jane gjalle

Ne Tirane ka nje perqendrim te madh kriminal Basha dhe Idrizi kane marre leje deri te vrasin per te marre fitore ne Tirane Ne njesine 7 Berisha i ka lene dore te lire Idrizit dhe vartesit te tij me Kadillak.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›