E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukth sherri per flamujt plagoset simpatizanti i PS

DURRS- Nje simpatizant i Partise Socialiste eshte plagosur dje ne Sukth pas nje sherri me mbeshtetesin e Partise Demokratike per vendosjen e flamujve elektorale. Sipas te dhenave te policise mbeshtetesit e PS dhe PD jane perplasur me grushte me njeri - tjetrin ndersa mesohet se jane shoqeruar ne polici kater persona per te dhene detaje mbi ngjarjen.


Deshmitaret ne vendin e ngjarjes thane se ne vendin e ngjarjes jane degjuar edhe te shtena armesh por ende nuk eshte sqaruar se nga kush jane perdorur armet. Partia Socialiste kishte parashikuar nje tubim elektoral rreth ores 1730 ne zonen e Sukthit.
Deshmitare okulare kane deshmuar ne polici se militantet e PD kane kercenuar fillimisht me te shtena kallashnikovi e me pas kane goditur me sende te forta nje simpatizant te PS te identifikuar si Sokol Bardhi.


Pas ngjarjes ka reaguar edhe deputeti socialist Namik Dokle i cili ka thene Kjo po ndodh ne disa zona ku PD ka pasur dominance dhe tani po ndjen qe po humbet. Ka filluar e ashtuquajtura lufta e flamujve por realisht eshte presion qe i behet banoreve. Sipas tij Bardhi nuk eshte plagosur me arme por me mjete te forta ndersa ka ngritur akuza mbi policine e Shijakut e cila sipas tij nuk ka mbledhur gezhojat e plumbave ne vendngjarje.

Faktin qe ne ngjarjen e djeshme jane perdorur armet e ka konfirmuar edhe policia e Durresit. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se pas konfliktit autoret e ngjarjes kane qelluar edhe me arme zjarri ne drejtim te automjetit kamioncine me targa DR 2638 D i cili ndodhej i parkuar ne afersi te vendit te ngjarjes. Ne te nuk ka pasur asnje person. Sqarojme se personat e demtuar te cilet kane pesuar kryesisht demtime te lehta hematoma ne fytyre ndodhen ne ambientet e Drejtorise se Policise duke kryer kallezim penal- thane burimet zyrtare te policise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›