E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, “Molotov” e gaz lotsjellës në protesta

ATHINE- Një nga tubimet më të mëdha të viteve të fundit u zhvillua në qendër të Athinës, ku me dhjetëra mijëra qytetarë protestuan kundër masave të reja shtrënguese të qeverisë, të organizuar nga sindikatat e punonjësve dhe sindikata e komunistëve, kundër masave antikrizë që po debatohen në parlament dhe që do votohen nesër.

Më shumë se 100 000 persona, punëtorë, të papunë, studentë, qytetarë të të gjitha moshave dhe nga gjithë qytetet e Greqisë, kanë mbushur rrugët dhe sheshin qëndror të Athinës.

Qytetarët e zemëruar jashtë parlamentit hedhin parrulla kundër qeverisë, parlamentarëve, dhe Presidentit të Republikës.

Tension i madh u krijua kur persona të maskuar qëlluan me koktejle Molotov dhe gurë kundër policisë. Kjo e fundit përdori gaz lotsjellës dhe kimikate kundër protestuesve, të cilët të irrituar janë përpjekur të rrëzojnë gardhin metalik rrethues të parlamentit.

Një grua e moshuar u dërgua në spital, pasi u shemb në tokë gjatë protestës.Tension ka patur edhe në protestat në Selanik, mes protestuesve dhe policisë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›