E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqipërisë, sot luhen ndeshjet e para të turit të dytë

TIRANE- Rikthehet Kupa e Shqipërisë, me takimet qe do te luhen sot ne ore 14:00 te vlefshme per turin e dytë të këtij kompeticioni.

Sipas kalendarit të hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), 16 ekipet e kualifikuara për këtë tur janë ndarë në 4 grupe.

Sipas shortit, për grupin A do të luajnë Tirana-Shkumbini dhe Apolonia-Laçi, për grupin B do te luajne Teuta-Pogradeci dhe Kamza-Flamurtari, grupin C, Kastrioti -Luftëtari dhe Besa- Skënderbeu, ndërsa për grupin e katërt D, do të luhen takimet Bylis-Dinamo dhe Elbasani-Vllaznia.

Ndeshjet e kthimit do te luhen pas dy javesh.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›