QSUT, operohet bebja 6-ditëshe nga zemra
19/10/2011 Realizohet ndërhyrja e parë e këtij lloji në vendin tonë, bebja me shëndet të mirë
Për çdo 1000 lindje, 7 me probleme të zemrës, 80 % e tyre nevojë për ndërhyrje
Ndërhyrjet e vështira te fëmijët e porsalindur tashmë kryhen edhe në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Mjekët e QSUT-së kanë kryer për herë të parë operacionin e vështirë tek një bebe vetëm 6-ditëshe. Pas lindjes në maternitet është evidentuar edhe komplikacioni shëndetësor, për të cilin vajza është çuar me urgjencë në shërbimin e pediatrisë për trajtim sa më të shpejtë, pasi diagnoza e saj ishte e vështirë dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Mjekja pediatre Numila Kunekshi, konfirmon se Belkiza është fëmija i tretë i çifti Beqo, dhe në momentin e lindjes mjekët neonatologë kanë vënë re një cianozë (nxirje), duke e cilësuar si një problem shëndetësor. Brenda ditës është bërë transporti për në pediatri, brenda orëve të para të jetës, duke menduar për një problem të zemrës. “Me diagnostikimin e bërë rezultoi një problem i enëve të mëdha të gjakut, një diagnozë që kërkon ndërhyrjen kirurgjikale me urgjencë, brenda dy javëve të para të jetës. Si rezultat i bashkëpunimit me mjekët naotalogë, por edhe me ekipin e kardiokirurgëve, u bë e mundur ndërhyrja kirurgjikale tek ky fëmijë dhe shpëtimi i jetës. Sot vogëlushja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, ka pohuar Kuneshka. Për kardiokirurgun Altin Veshti kjo mbetet një nga ndërhyrjet e para e bërë në një moshë kaq të vogël. “Në Shqipëri kemi një vit që kemi filluar ndërhyrjet tek fëmijët brenda 30 ditëve të para të jetës. Kjo ndërhyrje ka shkuar shumë mirë, duke mos pasur probleme postoperatore si nga ana kirurgjikale, ashtu edhe gjatë terapisë intensive. Ky ishte fëmija më i vogël në moshë i operuar në Shqipëri, me zemër të hapur. Rezulton se është një nga ndërhyrjet me të komplikuara që bëhet në trupin e njeriut dhe unë dua ta them me krenari që këtë ndërhyrje e realizon vetëm QSUT”, shprehet Veshti. Sipas të dhënave të raportuara nga institucionet shëndetësore, rezulton që 7 në 1 mijë lindje janë fëmijë të cilët kanë probleme nga më të lehtat deri më të rëndat në zemër, dhe 80 % e tyre kërkojnë trajtim kirurgjikal. Është pikërisht stafi i kardiokirurgjisë, i cili ka kryer për herë të parë këtë ndërhyrje tek një fëmijë 6-ditësh me një peshë 3 kg. Mbas këtij operacioni, edhe në ditët në vijim për kirurgët puna ka qenë mjaft intensive, pasi vetëm në 10 ditë janë realizuar 30 operacione tek fëmijët, duke filluar nga diagnozat më të lehta e deri tek ato të vështirat”, ka pohuar drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku.