Basha: Bashkia klimë të favorshme për biznesin
TIRANË- Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha kanë realizuar në ambientet e ‘Hotel Sheraton’, një takim sa i përket axhendës së përbashkët për përmisimin e klimës së biznesit në Tiranë.
Basha nënvizoi se një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Tiranë do të jetë vëmendja ndaj qytetarëve dhe biznesit.
“Ofrimi i shërbimit nga Bashkia e Tiranës do jetë i plotë dhe i kudo gjendshëm për qytetarët dhe bizneset. Vlen për bizneset se si rezultat i praktikave të gabuara po humbin cdo ditë bizneset. Ju siguroj se Bashkia Tiranë synon të jetë njësia më e vëmendshme, të ketë shërbime më të pakushtueshme dhe të ofrojë shërbime cilësore për biznesin”,- nënvizoi Basha.
Kreu i Bashkisë vlerësoi se do tregohet një kujdes i vecantë për zhdukjen e fenomenit të miqësisë në punësim e të rinjve, ndërkohë theksoi se vetëpunësimi mbetet gjenerator kryesor i qeverisjes.
“Vetëpunësimi mbetet i vetmi gjenerator i qeverisjes sonë si dhe shndërrimi i Tiranës në qytetin më miqësor për biznesin. Tregu duhet të shohë potencialin e vet. Vit për vit futen 5 mijë të rinj të sapo diplomuar në treg. Ka dicka që nuk shkon. Ne kemi hedhur idenë e krijimit të një databaze të plotë për kërkesat në tregun e punës për kërkesën e kualifikuar dhe të pakualifikaur për tregun e punës”,- u shpreh Basha.
Sa i përket Planit Urbanistik të Tiranës, Basha sqaroi se Bashkia nuk do të ndërmarrë asnjë hap pa marrë më parë mendimin e grupeve të interesit dhe të biznesit.
“Ju garantoj publikisht se nuk do të ketë asnjë hap përpara pa marrë mendimin e grupeve të interesit dhe të biznesit. Konsulta qe nuk janë realizuar më përpara. Ne do të vendosim mekanizma të vërtetë të marrjes së mendimit dhe do ta nisin me grupet e interesit. Për mua biznesi është partner kryesor në të gjithë sfidat e Tiranës.”,- premtoi kryebashkiaku Basha.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Basha: Bashkia klimë të favorshme për biznesin