E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: në 3 vite, 31 operacione antidrogë, 50 të arrestuar

TIRANE- " Lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit te lendeve narkotike dhe armeve ka qene e sukseshme ", deklaroi ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i pranishëm në konferencën "Karta e Adriatikut, Integrimi Euro-Atlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor".

Konferenca e pestë e Kartës së Adriatikut u mbajt për dy ditë me radhë në Tiranë.

Në përballjen me luftën kundër trafikut të drogës, Nishani tha se "gjatë periudhës 1993-2000, kultivimi i kanabisit ishte problematik gati në të gjithë territorin e vendit. Por- sipas tij -masat parandaluese dhe shtrënguese të marra nga Qeveria Shqiptare vitet e fundit, kanë sjellë minimizimin e fenomenit në pjesën më të madhe të territorit të vendit". Si rezultat i ketyre masave, kultivimi i lëndëve narkotike, ka pësuar një rënie të theksuar në vitet e fundit.

Nishani informoi në konferencën e Kartës së Adriatikut se gjatë 3 viteve te fundit janë kryer 31 operacione anti drogë, në bashkëpunim me autoritetet e vendeve te tjera, ku vetëm në Shqipëri janë arrestuar 50 persona.

Në fund të fjalës së tij ai vlerësoi si tepër të rëndësishme lëvizjen e lirë drejtë Bashkimit Europian, të vendeve të “Kartës Adriatikut A5, si dhe lëvizjen e lirë brenda vendeve të kësaj aleance, për këtë Shqipëria ka arritur një marrëveshje të tillë me Kosovën.

(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›