Vëllai i Remzi Veselit: E vranë për motive politike
TIRANE-Sot mbushet 1 vit nga vrasja e Remzi Veselit, kryetarit socialist të komunës Tërthore, në rrethin e Kukësit dhe ngjarja e rëndë ka mbetur ende pa një autor. Në një intervistë të dhënë dje për "Gazeta Shqiptare", vëllai i tij, Serveti i bën thirrje strukturave shtetërore të gjejnë sa më parë autorin e krimit ndërkohë që pretendon se vrasja është kryer për motive politike.
I ndjeri, Remzi Veseli, 40 vjeç, me detyrë kryetari i komunës Tërthore, mbeti i vrarë mbrëmjen e së hënës të datës 25 Tetor 20110, rreth orës 21 e 25 minuta teksa po dilte nga makina e tij. Atentati ndaj Veselit sipas policisë u bë sapo ai zbriti nga makina dhe vrasësi e qëlloi tre herë në kokë në distancë shumë të afërt. Më pas vrasësi ka mundur të largohet pa u diktuar duke shfrytëzuar errësirën dhe motin me shi por edhe makina që e priste rreth 200 - 300 metra larg shtëpisë së të ndjerit.
Janë mbushur plot një vit kohë kur u ekzekutua vëllai juaj Remzi Veseli. Sa mendoni se është bërë në drejtim të gjetjes së vrasësit apo vrasësve nga shteti?
Ne ia besuam gjetjen e vrasësve shtetit. Ne po vuajmë dhe shteti nuk po merr masat. Vëllai im nuk i ka pas hak dhe hile askujt. Ai sapo ishte kthyer nga detyra kur e vranë. Kjo është ngjarja më misterioze që është bërë ndonjëherë në Kukës.
Ju vetë si familje a keni kërkuar apo pyetur gjatë këtij viti?
Ne kemi pyëtur vetë por s'kemi gjetur asgjë. Ne ia kemi lënë në dorë shtetit, kryeministrit, prokurorisë që ata të punojnë për gjetjen e vrasësit të vëllait tim, Remzi Veselit, se ai nuk kishte asnjë konflikt personal me askënd. Ai u ekzekutua veç për motive politike.
Ju i mëshoni gjithnjë faktit që Veseli mund të jetë vrarë për motive politike, ku e bazoni këtë fakt?
Por përderisa nuk po gjendet vrasësi është për motive politike. Sepse ai ishte shumë popullor dhe ka pas gjithnjë rrespektin e popullit të Tërthores të cilët ne i falenderojmë. Ai ka qenë dy herë i mandatuar si kryetar i PS. Ministri Nishani ka thënë që nuk është vrasje për motive politike por ne i kërkojmë atij në këtë një vjetor që të tregoj pra kush e vrau dhe për çfarë e vranë.
Dhimbja është edhe më e madhe në këtë njëvjetor për shkak se ende nuk gjetur vrasësi apo motivet që çuan në ekzekutimin e tij? Dhimbja është shumë e madhe dhe s'dimë kush është vrasësi. Ne duam që të gjendet sa më shpejt dhe të vihet para drejtësisë, kushdo që të jetë ai.
A keni shpresë që do të gjendet vrasësi apo i keni humbur ato?
Ne kemi akoma besim dhe shpresë te shteti që do bëj gjithcka për gjetjen e vrasësit apo vrasësve. Për derisa kemi shtet dhe ashtu sic thotë kryeministri Berisha cdo ditë në TV që jemi shtet ligjor le të na tregoj që shteti funksion. Nuk ka bërë vaki në Lumë të Kukësit që të vritet njeriu në derë të shtëpisë, sapo u kthye nga detyra pa i pas dikujt borxh. Mund të bëj vaki që edhe sdo të gjendet vrasësi kurrë ashtu sic nuk po gjendet prej tre vitesh vrasësi i deputetit Fatmir Xhindi por për ne kjo është dhimbja edhe më e madhe.
(d.b/BalkanWeb)