E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, EULEX: Serbët të largojnë barrikadat

MITROVICE- EULEX kërkon largimin e barrikadave sa më shpejt të jetë e mundur.

“Liria e lëvizjes duhet të mundësohet sa më shpejt që të jetë e mundur, me largimin e barrikadave nga rrugët. Kjo do të ishte në dobi të banorëve lokalë dhe pranisë ndërkombëtare si KFOR-i, EULEX-i dhe organizatat e tjera ndërkombëtare"- ka thënë Irina Gudeljević, zëdhënësja e EULEX.

Deklarata vjen pasi serbët lokalë të veriut të Kosovës deklaruan se EULEX-it i mundësohet liria e lëvizjes me kusht që të mos bartë doganierët dhe policët kosovarë

Sipas EULEX ky është parakusht për vendosjen e sundimit të ligjit dhe është në interes të të gjithë qytetarëve në Kosovë, përfshirë edhe ata në veriun e Kosovës”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›