E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Bloombergut: 11 shtatori nuk ju gjunjëzoi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i dërgoi sot një letër kryebashkiakut të Nju Jorkut Michael Bloomberg me rastin e 10 vjetorit të sulmit terrorist mbi kullat binjake. Në letrën e tij kryebashkiaku Basha thekson se e gjithë bota u trondit nga sulmi terrorist në Nju Jork dhe se qytetarët e Tiranës u solidarizuan dhe u bashkuan me dhimbjen e kombit amerikan, si dhe të familjarëve të 3 mijë viktimave.
 

“Ne e dimë se ai ishte një sulm ndaj gjithcka që New York përfaqëson, si simbol i sipërmarrjes, kulturës dhe suksesit të lirisë amerikane. Jemi gjithashtu dëshmitarë se pavarësisht dëmit të shkaktuar, sulmi i 11 shtatorit nuk i gjunjëzoi aspak vlerat që ju prezantoni, vlera të cilat janë një model frymëzimi për qytetarët dhe Bashkinë e Tiranës” thekson Basha.
 

Më tej Basha shprehet i bindur se sot, 10 vjet pas 11 shtatorit, qytetarët e New Yorkut dhe populli amerikan janë më të fortë dhe kanë më shumë miq se më parë ndërsa thekson se në emër të qytetarëve të Tiranës, bashkohet me ata në përkujtimin dhe nderimin e viktimave të 11 shtatorit dhe në shprehjen e solidaritetit me familjarët e tyre.
 

“Njëkohësisht shpreh binjen se ky 10 vjetor e gjen qytetin tuaj të mrekullueshëm dhe qytetarët e New Yorkut, më të vendosur se kurrë në afirmimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e qyteti tuaj, vlera që përbëjnë një frymëzim të kahershëm dhe konstant për Tiranën dhe qytetetarët e saj” përfundon letra e Bashës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›