Basha: Brenda katër viteve të ardhshme do të heqim vizat me SHBA
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha shprehet optimist në realizmin e premtimit për heqjen e vizave me SHBA, që kryeministri vendit Sali Berisha bëri pak ditë më parë.
Kryebashkiaku Basha gjatë një vizite në gjimnazin ‘Sinan Tafaj’, ku mori pjesë në shfaqjen ‘New York, New York’ me gjimnazistët e kësaj shkolle, premtoi se “brenda katër viteve të ardhshme do të heqim vizat me SHBA”.
Qytetari i parën i Tiranës, gjatë bashkëbisedimi me gjimnazistët pas shfaqjes u shpreh se “do heqim vizat me SHBA, ashtu si i hoqëm edhe me Evropën”.
Aktiviteti i sotëm u zhvillua në kuadër të konkursit ‘Tirana Teens’, ku Basha premtoi se pas 4 vitesh fituesi i ‘Tirana Teens’, do fitojë një udhëtim në SHBA .
(e.m/BalkanWeb)