E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet një masiv gurësh, bllokohet rruga Vlorë-Sarandë

VLORË- Bllokohet rruga nacionale Vlorë-Sarandë për rreth 2 0rë në afërsi të vendit të quajtur ‘Kalaja’, në kilomentrin e 5.

Shkak për bllokimin e rrugës është bërë rrëzimi i një masivi gurësh. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ka rrëshqitur një mur guri që mbante pjesën e kodrës si pasojë e një ndërtimi të bërë aty. 

Gjithashtu bëhet me dije se masivi ka rënë për dy minuta, ndërsa nuk ka pasur dëme në njerëz e automjete.

Mësohet se rruga më pas është hapur nga firma që kryente ndërtimin.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›