Save the Children: Vdekshmëria foshnjore në lindje e lartë, Shqipëria në vendin e 81 nga 186
TIRANË- Raporti i fundit i Save the Children për vdekshmërinë foshnjore e rendit Shqipërinë në vendin e 81 nga 186 vende në të gjithë botën. Sipas këtij raporti një fëmijë i sapolindur në Shqipëri ka 50% mundësi më tepër për të vdekur se sa në vendet e tjera të rajonit.
Drejtoresha e Save dhe Children për Shqipërinë thekson se Shqipëria ka bërë progres për vdekshmërinë e fëmijëve mbi 5 vjec duke e reduktuar këtë raport, por shifrat mbeten të larta përsa i përket vdekjes së foshnjeve ditën e lindjes.
“Në këtë raport shikohet se pavarësisht se ka pasur rezultate dhe është reduktuar vdekshmëria e foshnjeve në momentin e lindjes, por vihet re që krahasimisht në aspektet e tjera këtu është progresi më i pakët. 18% e fëmijëve nën 5 vjec vdesin pikërisht në momentin e lindjes. Një beb i porsalindur ka 50% më tepër shance që të vdesë në Shqipëri krahasuar me vendet fqinje. Megjithatë ka disa sfida që Shqipëria duhet t’i konsiderojë, P.Sh një aspekt është që nënat në Shqipëri kanë një shans shumë të lartë vdekjeje në momentin e lindjes, është 1 në 2200 nëna. Ndërkohë vendet fqinje e kanë 1 nënë në 20 000 që mund të vdesë në lindje”, tha Helen I’Anson, drejtoreshë e Save the Children.
Ky raport konstaton se 80% e të gjitha vdekjeve të foshnjave të sapolindura shkaktohen nga komplikacionet gjatë shtatzanisë dhe lindjeve të parakohshme apo infeskione të rënda. Një tjetër shkak kryesor i vdekjeve për të sapolindurit në vendet në zhvillim është shëndeti i dobët dhe kequshyerja e nënave.
(m.a/News24/BalkanWeb)