SHBA- Shqipëri, marrëdhënie të shkëlqyera
Gjatë qëndrimit të tij në Washington, kreu i Lëvizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta është pritur sot në një takim nga Kongresmeni, Steven Rothman, anetarë i nën/Komitetit për Çështjet e Mbrojtjes dhe Operacioneve të Huaja.
Marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe rolit të vendit në rajon, ishin në qendër të diskutimeve të Metës me Rothman.
Kreu i LSI-së, u shpreh se Shqiperia është një aleate e vendosur e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit dhe nje anetare e denjë e NATO-s duke kontribuuar në mënyrë aktive në Afganistan dhe ne zona te tjera të botës ku është angazhuar Aleanca.
Gjithashtu, Meta vuri në dukje rolin konstruktiv te Shqiperise ne rajon, ne sherbim te stabilitetit dhe zhvillimit te rajonit.
Nga ana e tij, Kongresmeni Rothman i vleresoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë dhe shprehu angazhimin e tij për forcimin e mëtejshëm të tyre.
Marredheniet speciale midis dy vendeve janë rezultat i vlerave që popujt tanë përfaqësojnë dhe mbrojnë bashkarisht.- tha Rothman.
Kongresmeni, duke vlerësuar kontributin e forcave të armatosura shqiptare ne Afganistan, shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e Kapiten Feti Voglit.
Gjithashtu, z. Rothman shprehu vleresim te veçante per kontributin e z. Meta ne forcimin e marredhenieve mes SHBA dhe Shqiperise duke i dhuruar flamurin amerikan qe ishte ngritur mbi godinen e Kongresit amerikan, ne shenje respekti dhe konsiderate.