E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Demonstruesit u paguan PS te largohet nga dhuna

Ministri Basha

Tirane 1 shkurt 2011 NOA- UPDATE Pak minuta me pare perfundoi mbledhja e Komisionit Hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit ku ne pyetje u morr Ministri i Brendshem Lulezim Basha.

Gjate fjales se tij ministri Basha tha se shte e qarte se kemi te bejme me nje operacion te mireorganizuar. Gjate arrestimeve u jane gjetur para euro ne xhep cka do te thote se ata ishin te paguar. Ndonese kishte informacione per perdorues droge ky proces eshte ende nen vezhgim.

Me tej ai foli edhe per urdher-arrestet e leshuara nga Prokuroria per drejtuesit e Gardes. Eliminimi i Komandes se Gardes do te thoshte dhe do te thote demoralizim i plote i te gjithe efektivit. Ky ishte nje mesazh shkaterrimtar per cdo efektiv ne cdo komisariat te vendit shtoi ai.

Ai akuzoi edhe Sherbimin Informativ Shteteror se nuk ka dhene asnje informacion rreth ngjarjes.

Ndersa shtoi se vleresimet per punen e Policise se Shtetit nuk vijne si rrjedhoje e 21 janarit por ne vijimesi ne saj te punes disa vjecare.

Ai apeloi gjithashtu qe Partia Socialiste te distancohet nga aktet e dhunes duke cituar fjalen e perfaqesuesit te Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela i cili mesohet te kete thene se Nese do kete dhune kjo varet nga numri i njerezve qe do te marrin pjese ne tubim.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›