Basha Policia e Shtetit nuk mund te garantoj asnje tubim masiv i cili shkakton dhune

Ministri i Brendshem Lulezim Basha
Tirane 1 shkurt 2011 NOA- Ne vijim te mbledhjes se Komisionit Hetimor te 21 janarit ministri i Brendshem Lulezim Basha sqaroi planet dhe punen e Policise se Shtetit.
I pyetur nga anetari i komisionit Enkelejd Alibeaj se cilat ishin planet e masave te marra nga forcat e rendit ne daten e 21 janarit ministri Basha tha Plani i masave mbulonte aktivitetin e ndertuar nga partia Socialiste. Plani i masave mbulonte afatin 24 ore para aktivitetit dhe deri ne momentin e perfundimit te tij. Policia dhe garda kishin dy plane masah te ndryshme.
Me tej ai tha se. Plani i masave te Policise se Shtetit eshte bere i ditur per te gjithe dhe misionet nderkombetare kane deklaruar se puna e Policise se Shtetit eshte bere shume mire dhe se pergjigja e tyre ka qene proporcionale ndaj ngjarjeve ne terren.
Opozita ka lajmeruar nje plan te ri protestash komisioni kerkoi nje pergjigje nga ministri a eshte ne gjendje Policia e Shtetit te ruaj gjendjen e qetesise per kete situate te mundshme.
Policia e Shtetit ka garantuar dhe garanton ne menyre te sigurt te drejten e cdo qytetari per te tubuar ne cdo cep te vendit. Ne kete kuader policia ka treguar ne keto pese vite reforma se eshte shnderruar ne nje polici e cila eshte e ngjashme me ato europiane.
Por nderkombetaret kane kerkuar te hiqet dore nga protesta te tilla pasi kane frike nga mobilizimi i kontigjenteve kriminal te drejtuar ndaj institucioneve u shpreh ministri para komisionit hetimor.
Duke vijuar shpjegimin e tij ai tha se Duke patur parasysh se me 21 janar organizatoret e tubimit shkaktuan dhune dhe grushtin e shtetit Policia e Shtetit nuk mund te garantoj asnje tubim masiv i cili dhunon dhe demton institucionet dhe jeten e qytetareve.
Ne perfundim te mendimit te tij Basha sqaroi Kjo nuk do te thote se policia nuk do te marre masa por kur drejtuesit nuk hapin telefonin sic eshte rasti i zotit Rama fakti eshte se 21 janari ka shkelur institucionet dhe ka shkaktuar dhune nen drejtimin e Edi Rames.
Per sa kohe Prokuroria nuk i pyet keta organizatore te dhunes polica nuk mund te garantoj nje qetesi te plote kunder akteve te tilla.
a.y/NOA