E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore sherr per makinat vdes nje 66-vjecar plagoset nje tjeter

Gervishtja e makines eshte bere shkaku i nje sherri me pasoje vdekjen e nje te moshuari dhe plagosjen e nje te riu. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e sotme ne fshatin Gjorm te rrethit te Vlores. Dy te rinj te ketij fshati pasi kane gervishtur makinat me njeri-tjetrin pa ndonje dem te konsiderueshem kane debatuar ashper per kete aksident duke fajesuar njeri-tjetrin.

Ne debate e siper te cilat jane ashpersuar duke kaluar ne sharje dhe fyerje nje nga te rinjte ka hipur ne makine dhe pasi i ka dhene gaz automjetit ka perplasur ne shpejtesi e siper nje grup njerezish. Nga perplasja ka gjetur vdekjen nje 66-vjecar banor i ketij fshati ndersa eshte plagosur dhe ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin e Vlores nje 25-vjecar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›