E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Do të shkojmë në kuvend

Ka mbaruar pak minuta më parë mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste në të cilën janë votuar edhe dy rezolutat e propozuara nga përkrahësit e Ramës dhe kundërshtarët e tij. Nga rezultati pas votimit të hapur fitoi rezoluta e Ramës duke hequr prej saj propozimin për mosmarrjen pjesë në kuvend. Ndërkohë që rezoluta kundër Ramës mori vetëm 15 vota. “Për të fat të mirë nuk patëm sherr. Kishte gjëra të ngjashme në të dy rezolutat. U votua rezoluta e Ramës, por ne nuk u nisëm nga numrat por parimet. Ne e bindëm këtë trupë pjesëmarrësisht që ne do të shkojmë në kuvend, kjo më gëzon në fund të kësaj dite. Kishte shumë njerëz që menduan për shkak të emocioneve votën pro rezolutës së Ramës e morën si votë për të” tha Blushi. Ndërkohë menjëherë pas mbledhjes PS ka mbajtur edhe deklaratën zyrtare përmes Gramoz Ruçit i cili sa i përket votës së tij, deklaroi se kishte dhënë pro rezolutës së Ramës.

Ruçi: Votova propozimin e Ramës

Fjala e Ruçit

Miratohte rezoluta e propozuar nga Edi Rama me këtë vendim

·         Të konsiderojë zgjedhjet një mundësi të humbur oër të përmbushur standardet si dhe aspiratën për zgjedhjet të lira dhe të ndershme duke bërë përgjegjës qeverinë Berisha.

·         Të vlerësojë rezultatin të papranushëm si një shprehje e deformuar e vullnetitit të zgjedhjeve.

·         Të konsiderojë me legjitimitete thelbësor të cunguar çdo produklt institucional dhe politik të këtyre zgjedhjeve duke shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohëshme janë të imponuara.

·         Të distancohet hapur nga çdo rrugë dhe çdo përpjekje për ti imponuar opozitës dhe opinionit publik miratimin e këtij rezultati.

·         Të afirmojë vullnetin e palëkundër vullnetin e PS-së për të pasqyruar të vërtetën e zgjedhjeve me çdo mjet.

Problemi i dytë ishte propozimi që Rama i kërkoi asamblesë për të mbledhur kongresin i cili do të mblidhet në datën 29 gusht ora 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Në të cilën do të diksutohet në lidhje me kërkesat që ka statuti për situatën pas zgjedhjeve.

Nuk kemi shfaqur asnjë predispozitë për të mos marrë pjesë në kuvend. Kushdo në këtë vend është  i lirë të zgjedhë dhe të zgjidhet. Kam mbështetur rezolutën e Ramës. Rama është kryetar deri në ditën kur do të emërohet i riu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›