Basha: Do mbrojme femijet e rruges
Tirane-Pakete e plote masash ligjore dhe sociale per marrjen ne mbrojtje te femijeve te rruges. Ministri i Brendshem Lulzim Basha, kerkoi paraqitjen e te gjitha propozimeve konkrete per kete problem, nje fenomen mjaft shqetesues sidomos ne kryeqytet. Ne nje takim me perfaqesuesit e Koalicionit Kombetar te Strehezave Antitrafik, Ministri kerkoi institucionalizimin e takimeve per problemet e trafikimit te qenieve njerezore. Ai propozoi zhvillimin e ketyre takimeve ne menyre periodike te permuajshme, si dhe perfaqesimit ne to, te anetareve te Mekanizmit Kombetar te Referimit per Viktimat e Trafikimit. Ministri Basha shprehu angazhimin per te konkretizuar sa me pare porosine e kryeministrit Berisha per te mbeshtetur financiarisht qendrat e pritjes se viktimave te trafikimit. "Jeni partnere jashtezakonisht te rendesishem te qeverise ne luften kunder trafikut dhe ne kete kuader, ju kerkoj te sillni sa me shpejt te detajuara propozimet dhe nevojat tuaja per bashkefinancim nga qeveria shqiptare. Pas kesaj, une ju siguroj qe se bashku me kolegun Ksera, do t'i perparesojme dhe do t'i kalojme ne Keshillin e Ministrave brenda nje kohe sa me te shkurter", tha Ministri Basha. Ai vleresoi se suksesi i partneritetit me organizatat qe veprojne kunder trafikimit te qenieve njerezore deshmohet edhe nga raporti i fundit i Departamentit te Shtetit te SHBA, qe e hoqi vendin tone nga lista e vendeve ne vezhgim. Nga ana tjeter, Basha shprehu besimin se kete vit Shqiperia do te vendoset ne listen Tier 1, ku eshte shumica e vendeve te BE, persa i perket luftes kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe trajtimit te viktimave te trafikut. Ministri i Brendshem, tha se jane percaktuar detyrime te qarta per personelin e Policise se Shtetit ne pikat e kalimit kufitar, per te pasur nje komunikim te perhershem me perfaqesuesit e qendrave antitrafik. Sipas tij, ketyre strukturave u eshte kerkuar bashkepunim i ngushte gjate intervistimit per identifikimin e viktimave potenciale dhe referimit te tyre per asistence te pakushtezuar. Ne kete takim moren pjese edhe perfaqesuesit e organizatave "Terre des Hommes" dhe "Arsis", pjese e koalicionit "Bashke Kunder Trafikimit te Femijeve" te cilet u ndalen ne problematiken e hasur me femijet e rruges.
Femijet e rruges, braktisin shkollen per te punuar
Sipas te dhenave te Institutit te Statistikes rezulton se 16 mije femije, ose 3 per qind e numrit te atyre qe duhet te jene ne bankat e shkolles ne te gjithe vendin, kane braktisur shkollen brenda kufijve te arsimit te detyrueshem. Sipas studimit, nga pikepamja moshore, shumica e femijeve te rruges jane te moshes 11-16 vjec, (ose 64 per qind e tyre), dhe 35 per qind jane te moshes 6-10 vjec. Femijet punojne ne rruge nga 2 deri ne 10 ore, ndersa mbi 15 per qind e tyre punojne 6-8 ore ne dite.