E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te vriste per ngacmimin e motres, kapet

Tepelene- Nje 25 vjecar eshte vene ne pranga pasi ishte shpallur ne kerkim per vepren penale te vrasjes me dashje, kryer ne bashkepunim mbetur ne tentative". Arlind Meco u vu ne pranga dy dite me pare rreth ores 18:00 nga ana e specialisteve te parandalimit te krimit ne komisariatin e policise Tepelene, te cilet kishin marre nje informacion ne rruge operative per vendndodhjen e te kerkuarit nga Drejtoria e Policise se Qarkut Gjirokaster. Pas informacionit, forcat e policise se Komisariatit te Policise Tepelene, rrethuan lagjen dhe rrugicen ku leviste ky person, ku u arrit edhe arrestimi i tij. Meco ishte shpallur ne kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster me vendim Nr 245, te dates 4 tetor te vitit 2009 e ka shpallur fajtor per vepren penale te "vrasjes me dashje mbetur ne tentative , kryer ne bashkepunim", duke caktuar per te masen e sigurise ne mungese "arrest me burg". Ngjarja per te cilen akuzohet Meco ka ndodhur me 29 shtator te vitit te kaluar ai se bashku me djalin e xhaxhait te tij, Mandi Meco, kane debatuar me nje 30-vjecar, me inicialet S.P, po nga Memaliaj, pasi ky i fundit ngacmonte motren e Arlindit. Arlind Meco, ka shkuar ne shtepi ku ka marre nje "Kallashnikov", te cilin e mbante pa leje dhe ka qelluar ne drejtim te 30-vjecarit, duke derdhur rreth 20 plumba. Dy plumba I kane pershkuar atij kemben duke e lene te plagosur, por pa rrezik per jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›