Korrieri malazez: Nga trafiku i pistoletave do merrja 17 mije euro
Tirane- Trafiku i pistoletave, Gjykata e Krimeve te Renda caktoi dje masen e sigurise arrest me burg per korrierin e disa pistoletave. Malazezi Nazim Ljikovic, nuk ka pranuar te jape detaje para gjykates, nderkohe qe mbrojtesi i tij, ka kerkuar nje mase me te bute ssigurie. Prokuroria e Krimeve te Renda i beri me dije gjykates se ndaj te pandehurit ka prova bindese per vepren qe ka kryer, duke i kerkuar masen e sigurise arrest me burg, mase kjo e lene ne fuqi dhe nga vete gjykata. Ljikovic ka rrefyer gjate marrjes ne pyetje se ishte paguar per te trafikuar pistoletat tek nje person, i cili do ta merrte ne telefon sapo te arritnte ne qytetin e Shkodres, ku edhe do t'i paguante 17 mije euro. I pandehuri kishte shpjeguar se nuk e njihte bleresin e armeve. Ljikovic u kap tre dite me pare ne qytetin e Shkodres me 10 pistoleta te tipit "Ekol-Special 99", te prodhuara ne Turqi. Sipas akuzes, dyshohet se keto pistoleta do trafikoheshin me pas per ne Greqi dhe Itali, nepermjet linjave te ndryshme te trafikut. Ljikovic akuzohet per vepren penale te "trafikut te armeve dhe municioneve"