E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mesnata", pranga 5 personave

Redinalda Caushaj
Tirane- Nje bande me pese persona te akuzuar per nje seri vjedhjesh te pasurive, eshte shkaterruar nga policia e kryeqytetit ne saje te operacionit "Mesnata". Nderkohe qe policia ka shpallur ne kerkim dy dite me pare te dyshuarin e gjashte, qe dyshohet se bashkepunonte me banden kriminale. Hetimet per goditjen e grupit te strukturuar criminal, u krye pas nisjes se hetimeve nga sherbimet e komisariatit nr.3 te policies, Tirane. Dokumentimi ligjor dhe goditja e ketij grupi criminal, u krye pas nisjes se hetimeve 40 ditore nga ana e policise se kryeqytetit. Ne saje te operacionit te dy diteve me pare, policia arrestoi, Arjan Fejzullarin, 38 vjec, Valter Vladin, 19-vjec, Simon Thanasin, 28 vjec, Ilir Shehin, 32-vjec, dhe Ilir Zenkon, 44 vjec. "Kapja e Arjan Fejzullahut u realizua ne saje te posedimit te informacioneve mbi vendodhjen e tij, i cili qendronte i fshehur tek disa te aferm ne qytetin e Elbasanit, ndersa 4 personat e tjere u kapen ne Laprake, sqaroi policia e Tiranes. Po ashtu mesohet se bashkepunetori i gjashte i ketij grupi criminal, eshte identifikuar nga hetimet si dhe eshte shpallur ne kerkim, ndersa emri i tij nuk behet i ditur per aryse te hetimit. Sipas hetimeve te kryera mesohet se gjashte te dyshuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin, jane autor te nje sere vjedhjesh lokalesh e banesash, te ndodhura ne kete fillim viti, ne Tirane. Skema e te dyshuarve ishte e njejta ne te gjitha rastet e vjedhjeve. Mesohet se autoret ne bashkepunim me njeri-tjetrin pasi realizonin vjedhjet, sendet e marra i dergonin ne qytetin e Elbasanit ne nje pike shumice, me synim shitjen dhe perfitimin monetar te tyre, sende te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Po ashtu ne cilesine e proves materiale policia sekuestroi edhe mjetet qe te dyshuarit perdornin per te realizuar grabitjet, si kacavide, doreza, kapuc etj. Nderkohe qe strukturat e hetimit te krimit te komisariatit te policise nr.3 Tirane, se bashku me seksionin vjedhjeve, po punojne intesivisht ne drejtim te dokumentimit te tjerave vjedhjeve te automjeteve dhe te banesave, te realizuara nga ky grup kriminal, te realizuar ne kohe e vende te ndryshme ne Tirane.
Vjedhjet e kryera
-2 janar 2010, ne Rrugen e Durresit ne Tirane, kane vjedhur me thyerje nje dyqan
- 10 janar 2010, ne rrugen "Gjergj Legisi", prane shkolles "Aleks Buda", kane vjedhur me thyerje nje dyqan
- 13 janar 2010, ne Rrugen e Durresit ne Tirane eshte vjedhur me thyerje te nje lokal bar-kafe "Bistro"
- 20 janar 2010, ne rrugen "Pandi Dardha", kane vjedhur me thyerje lokalin "Agri"
- 21 janar 2010, ne rrugen "Lord Bajron", kane vjedhur me thyerje nje lokal
- 05 janar 2010, ne Laprake dyshojet se kane vjedhur me thyerje nje lokal
- 08 janar 2010, ne Laprake dyshohet se kane vjedhur me thyerje nje lokal
- 20 janar 2010, ne rrugen "Don Bosko"ne Tirane kane vjedhur me thyerje furren e bukes "Thethi"
- 12 janar 2010, ne Koder Kamez, kane vjedhur nje lokal
- 12 janar 2010, ne Koder Kamez, dyshohet se kane realizuar vjedhjen e nje lokali
- 07 janar 2010, ne Koder Kamez, kane vjedhur nje lokal

Te arrestuarit:
Arjan Fejzullari, lindur e banues ne Tirane
Valter Vladi, lindur ne Diber dhe banues ne Laknas, i denuar me pare per vjedhje
Simon Thanasi, lindur e banues ne Tirane, i denuar me pare ne Greqi, per shitje te lendeve narkotike
Ilir Shehi, lindur e banues ne Tirane, i denuar dy here per vjedhje
Ilir Zenko, lindur dhe banues ne Mezez, i denuar me pare per plagosje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›